Asnjë skuadër e rëndësishme në Itali nuk ka realizuar kaq pak. i takon Juventusi rekordi negativ i golit në Serinë A dhe padyshim ka një arsye të fortë për këtë, mungesa e Kristiano Ronaldos. Largimi i portugezit ishte “mbyllja e rubinetit” të rrjetave për “Zonjën e Vjetër” dhe kjo mund të jetë një nga arsyet kryesore që mund të mos arrihet qëllimi për rifitimin e titullit. Siç njofton “La Gazeta delo Sport”, ekipi i trajnerit Masimiliano Alegri ka shënuar vetëm 11 gola në 7 ndeshjet e para të Serisë A, më pak sesa Interi, Milani, Napoli, Roma apo edhe Atalanta. “Gota duket gjysmë e zbrazët”, – komenton gazeta, ndërsa nuk dihet sesi Alegri do ta ndreqë këtë situatë. Lojtarët e tjerë si Kieza, Kean, Morata, Dibala e Kulushevski kanë humbur raste, ndërsa hera-herës edhe kanë qenë të dëmtuar.
Sfidanti.al