Ende nuk është e sigurt që do të luajë menjëherë për Paris SG, por lajmet nga Franca janë q ëish-kapiteni i Realit e ka lënë pas kujtimin e operacionit në gju dhe dëmtimin. Kalvari i vitit 2021 tashmë ka përfunduar dhe mbrojtësi i qendrës është në dispozicion të trajnerit Maurisio Poçetino për ndeshjen e Ligës së Parë të Francës. Spanjolli ka luajtur vetëm 7 ndeshje gjatë këtij viti, nga të cilat 2 në La Liga, 2 në Champions, 1 në Superkupën e Spanjës dhe 2 me kombëtaren. Fillimi i sezonit e gjeti ende pa u riaftësuar, ndërsa kthimi në fushë u shty disa herë. Gjithsesi, tani po stërvitet me shokët dhe është shumë e afërt disa që do të zbresë në fushë.
Sfidanti.al