Alegri ia lë përgjegjësinë Ronaldos, portugezi synon një përgjigje ndaj Sampit!

Arratia e tij në zonën turistike alpine nuk u prit mirë nga mediat dhe nga opinioni publik, aq sa edhe trajneri nuk i doli plotësisht në mbrojtje. Në Itali janë të zhgënjyer që Kristiano Ronaldo udhëtoi në Val d’Aosta për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij Georgina, duke shkelur rregullat për Kovidin. “Kristiano është një qytetar i lirë, – tha trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, – gjithsecili duhet të marrë përgjegjësinë e tij”. Vetë CR7 ka një minikrizë në kampionat, pasi nuk ka shënuar që nga ndeshja me Sasuolon në 10 maj, ndonëse ai gjithnjë di të përgjigjet. Tashmë do të ketë përballë Sampdorian, “viktimën” më të preferuar në Itali ndaj së cilës ka shënuar më shumë si mesatare (5 gola në 4 ndeshje), si dhe ka realizuar një gol të madh në Gjenovë sezonin e kaluar. Pra, Juventusi shpreson që Ronaldo të lerë pas polemikat dhe të ndihmojë për fitoren.

Sfidanti.al