‘Stuhi’ te Tottenham; Aurier u largua i tërbuar nga stadiumi pasi u kritikua

Nuk po fryjnë erëra pozitive rreth Tottenham Hotspur Stadium. Pas një fillimi fantastic të sezonit, tani për skuadrën e Jose Mourinos nuk kanë të sosur problemet. Vetëm përpara pak kohësh, Tottenham kryesonte renditjen e Premier league, por pas humbjes me Liverpoolin skuadra londineze ka zbritur në vendin e 6, me 7 pikë më pak se kryesuesit e Manchester City. Tani ai ambient harmonik duket se nuk ekziston më dhe humbja ndaj The Reds u shoqërua edhe me polemika.

Sipas tabloidit ‘Daily Mail’, Serge Aurier që ishte titulluar në krahun e djathtë nuk i pëlqeu fakti që u zëvendësua në pushimin e ndeshjes dhe shkoi në dhomat e zhveshjes, për t’u larguar më pas edhe nga stadiumi dhe dukej qartë që ishte i tërbuar. Firmino shënoi për Liverpoolin pak caste para mbylljes së 45 minutave të para dhe Mourinho u shfaq shumë i mërzitur teksa foli për këtë ndeshje.

Pas ndeshjes, Mourinho nuk u pyet për zëvendësimin e Aurier që ia la vendin e tij Ëinks. Por Aurier nuk ishte i vetmi zëvendësim që bëri Mourinho në pushimin e ndeshjes, edhe Harry Kane i la vendin e tij Lamelës. Por në rastin e anglezit ishte zëvendësim i detyruar. Sulmuesi vuajti dy ndërhyrje, të dyja në secilën prej kaviljeve dhe Mourinho duket se pati frikën e humbjes së futbollistit për disa javë.

Sfidanti.al