Popovich merr vaksinën anticovid dhe u bën apelin të tjerëve të ndjekin shembullin e tij

Trajneri i San Antonio Spurs, Gregg Popovich mori vaksinën anticovid ditën e enjte dhe menjëherë bëri një apel në drejtim të bashkëkombasve të tij në SHBA dhe pjesës tjetër të botës që të ndjekin shembullin e tij kur t’u vijë shansi për t’u vaksinuar. Nëpërmjet një komunikate në formatin video, në ditën e 72 vjetorit të tij të lindjes, trajneri legjendar i basketbollit shpjegoi eksperiencën dhe këndvështrimin e tij për vaksinën në një vend ku 40% e popullsisë nuk ka besim te fushata e vaksinimit sipas të dhënave të Peë Research Centre

‘Nga këndvështrimi shkencor, nuk duhet menduar. Duhet bërë gjëja e duhur që të të gjithë t’I kthehen normalitetit-komentoi Popovich në video ku dukej gjithashtu momenti kur ai mori vaksinën. ‘As nuk e vura re-I tha Popovich, infermieres pasi mori dozën e vaksinës’.

Sfidanti.al