Nga fusha te muzika, Leao në versionin rapper, është Way 45; nxjerr diskun e tij të parë

Rafael Leao ka si emër arti Way 45. Sulmuesi i Milanit i është dedikuar edhe muzikës dhe këtë të premte doli edhe disku i tij i parë me titullin ‘Beginning’. Në këtë disk janë 7 këngë të rrymës muzikore rap, trap dhe drill. Kjo do të thotë se 21 vjecari portugez sheh edhe nga e ardhmja.

‘Më pëlqen të këndoj rap dhe mendoj se kur të mbyll karrierën time si futbollist mund të bëjë pikërisht këtë në jetë-tha Leao-për momentin është vetëm një mënyrë për të kaluar kohën e lirë dhe kaq; bëj trap por flas sidomos për jetën time, sakrificat që kam bërë për të arritur deri këtu’.

Sfidanti.al