Formula 1, garat kthehen në orarin e vjetër

Formula 1 kthen garat në orarin e vjetër pas 3 sezoneve. Duke nisur nga botërori i 2021, Cmimet e Mëdha të kampionatit do të nisin në orën e saktë dhe jo të spostuara me 10 minuta sic ndodhi në 3 vitet e fundit. Zgjedhja e bërë në 2018 duhet të sillte avantazhe sit e publiku amerikan ashtu edhe për rritjen e interesit dhe emocioneve të publikut.

Por kjo zgjidhje nuk solli rezultatet e pritura, kështu që u vendos kthimi në orarin e zakonshëm. Kështu duke nisur nga 2021, shumica e garave do të nisin në orën 15:00, por disa të tjera si Cmimi i Madh në Baku do të nisin në orën 16:00. Cmimi i Madh i Bahreinit që është gara e hapjes së Botërorit të këtij viti do të nisë në orën 18:00, ndërsa në Singapor e Arabinë Saudite garat do zhvillohen natën dhe do të nisin respektivisht në orën 20:00 dhe 19:00.

Në Kanada, Japoni e Amerikë, garat do të nisin në 14:00, ndërsa Cmimi i Madh i Meksikës do të jetë i pari që do të shuajë semaforët në orën 13:00. Në të njëjtën kohë, Formula 1 konfimoi gjithashtu se provat e lira të së premteve do të reduktohen në 2 sesione me nga 1 orë.

Sfidanti.al