Alegri i acaruar me të vetët, sa rrezikon vërtet kjo Juve?

Ky Juventus gjithnjë pëson gol. Kjo është sentenca e nxjerrë nga mediat italiane pas disfatës me Lacion në Superkupë. Një ndeshje e vetme, vërtet. Një trofe jo edhe aq i madh, por shqetësimi kryesor është tjetër. Largimi i Leonardo Bonuçit nuk është zëvendësuar siç duhet, ndërsa Xhorxho Kielini është tashmë një veteran me moshë të shtyrë. Në fund të ndeshjes, kamerat fiksuan Alegrin duke i bërtitur Kielinit, pikërisht atij që duhej të ishte “shtylla” e mbrojtjes. Shto këtu edhe vitet mbi supe të Xhanluixhi Bufonit dhe të Barxalit dhe kupton realitetin juventin.

Drejtuesit si Marota apo Anjeli do të kenë kohë, që bashkë me Alegrin, të forcojnë skuadrën deri në 31 gusht, ndërsa trajneri nuk shqetësohet për gjër atë tjera. Futbollistët e tij nuk janë ende në formën e duhur, dhe ai i pret që ata të jenë në 100 për qind vetëm në janar. Juventusi besohet se mund ta mbrojë sërish titullin, por për Championsin duket ende larg.

Sfidanti.al