Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, jeta vazhdon. i tillë ishte motivi i recitalit të Nejmarit me fanelën e Paris SG. Ndeshja e parë, shkëlqimi i parë dhe fjalët e para, me “djersë në ballë”. i sulmuar dhe i akuzuar për largimin nga “Kamp Nou”, ylli 25-vjeçar e ka menduar mirë përgjigjen. “Largimi nga Barcelona nuk do të thotë vdekje, – tha ai, – është e kundërta, jam më i gjallë se kurrë”.
Pra, “Ney” thotë se ka bërë mirë që ka ikur, edhe pse i uron sukses dhe lumturi Paulinjos, “ashtu siç ia kam kaluar edhe unë”. Braziliani shtoi se “ndryshon vendi, ndryshon qyteti, por futbolli është po ai”. Tashmë, nuk ka në krah Mesin, Suarezin, Iniestën, Pikenë apo Busketsin, por gjigandë të tjerë. “Është e lehtë të luash tek Parisi, – komenton Nejmar, – Kavani është lojtar i madh, po ashtu Di Maria, Verrati, Mota, Dani Alvesh”.
Sfidanti.al