Mbrojtësi austriak ishte njeriu i duhur për “merengesit” pas largimit të Sergio Ramosit dhe të Rafael Varanit, siç u tregua në 4-5 muajt e parë të edicionit. Pas një fillimi disi të vështirë, David Alaba, fitoi rolin e liderit të mbrojtjes tek Reali, duke marrë një nga vlerësimet më të larta. “U desh të lija një komoditet të madh tek Bajerni, – tha ai, – atje isha në shtëpi, kisha 13 vjet në klub, kisha rol të rëndësishëm, ndërsa tek Reali do të vija gjithçka në diskutim. Gjithsesi, jam i kënaqur dhe ka qenë një vit i rëndësishëm si futbollist dhe si njeri”.
Sfidanti.al