Juvja rrezikon shumë me gjysmën e lojtarëve në skadim të kontratës!

Nuk është vetëm Paulo Dibala që pret një përgjigje për rinovim nga klubi. Në Torino janë edhe Kuadrado, Bernardeski, De Shilio, ndërsa edhe Moratës i afron fundi i huazimit. “La Gazeta delo Sport” interviston profesoren e psikologjisë sportive, Katerina Gocolin (Gozzoli), e cila thotë se kjo situatë mund të ndikojë për keq në paraqitjen në fushën e lojës. “Mund të mos ketë harmoni, bashkëveprim maksimal, – thotë ajo, – Alegri po bën gjëra të mira, ai punon mirë me lojtarët, po u flet në mënyrë direkte. Kjo nuk zgjidh gjithçka, por është e vetmja që mund të bëjë ai”. Për Dibalën, Gocoli thotë se është një lojtar që jep maksimumin kur ka besimin e klubit dhe të trajnerit.

Sfidanti.al