Ish-tenistja dhe atletja aktuale, Helen Peletie, jep mendimin e vet për situatën rreth tenistit serb, Novak Gjokoviç, duke vënë në dukje se ai e mbylli sezonin, për shkak të dopingut! “Disa miq dhe kolegë të mi që kanë lidhje të afërta me njerëz të tenisit dhe i ndjekin të gjithë turnetë, janë të bindur se Novak Gjokoviçi ka përdorur doping, por ai ka pasur mbrojtjen e ATP-së (shoqatës ndërkombëtare të tenisit)”, vë në dukje Peletie. Sipas saj, një gjë e tillë shpjegon edhe rënien e shpejtë të formës së tij, sidomos, në planin fizik, ku ai nuk e përballon dot më ritmin e turneve.
“Njerëzit pyesin se si ka mundësi që Gjokoviçi ra aq shpejt në lojën e tij dhe se si ka mundësi që ai ka një vit që luan shumë poshtë mundësive fantastike që ai ka demonstruar që nga viti 2011? Si është puna me këto problemet familjare që ai paska? Me të vërtetë, ai ka ndonjë dëmtim në dorë, apo ky është vetëm justifikim? Ka marrë pauzë që të kurojë dëmtimin, apo bëhet fjalë për ndonjë diçka krejt tjetër?”, shtron pyetjet Peletie, duke bërë, ndërkohë, të qartë se çfarë ka parasysh ajo.
Sfidanti.al