Cfarë mund të blihet me paratë e transferimit të Nejmarit në PSZH

Transferimi i futbollistit brazilian Nejmar për te PSZH-ja me vlerë prej 222 milionë eurosh (263 milionë dollarë) përbën rekordin më të ri në botë në këtë fushë, kështu që shumëkush bën pyetjen se çfarë mund të blihet me kaq para?

137 shtëpi në lagjen më të shtrenjtë të Londrës

Me dorën e djathtë klikoni në uebsajtin e pronave të patundshme me çmime mesatare të shtëpive në lagjen më të shtrenjtë të Londrës, Kensington, me një vlerë prej rreth 1,5 milionë sterlina ose afro 1,91 milionë dollarë secila.

Me 222 milionë euro mund të realizojnë studimet katërvjeçare 1004 studentë në ITM

Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit (ITM) është një nga universitetet më të mirë në botë, por studimet në të i kushtojnë një studenti rreth 65 000 dollarë në vit.

Një “Boing 787 Dreamliner”

Sa kushton Nejmari, aq kushton, pak a shumë, edhe një avion i madh pasagjerësh, ndërkohë që një avion i tillë kushton mes 224 dhe 300 milionë dollarë amerikanë në varësi të modelit.

Arsimim njëvjeçar për 1 milion e 150 000 nxënës të shkollave tetëvjeçare në Indi

Në Indi, një vit arsimimi i çdo nxënësi në shkollat tetëvjeçare shtetërore kushton 229 dollarë. Në këtë vend, afro 8,4 milionë fëmijë janë jashtë sistemit arsimor.

Gjashtë ishuj grekë

Një ishull grek prej 1335 hektarësh, momentalisht, shitet për 44 milionë dollarë që do të mund të mbulonte 0,013 për qind të parave të humbura, për shkak të korrupsionit në nivel global.

Mbajtja 11 vite e një kampi refugjatësh sirianë në Turqi

Në objektin Kilis Onkupinar janë vendosur rreth 14 000 refugjatë që kanë ikur nga lufta në Siri dhe mirëmbajtja e tij kushton rreth 2 milionë dollarë amerikanë në muaj.

Sfidanti.al