Si e doni Partizanin,  Juventus të vogël, apo një lëpirës i madh i “mbretit”

Që jemi bërë toka apo atdheu i dyshimit, sidomos kur ndjekim topin, këtë e dëshmon edhe pritja që i bëmë Moxhit, sapo u shfaq i veshur si “dem” tek Partizani. Dikur besonim në mrekullinë moxhiane dhe në anët tona thuhej me mburrje se “Juventusi ka Moxhin” sikur të ishte gjaku ideal per te fituar, kurse tani shperfillet që  Partizani ka Moxhin. Sapo “baba” e ka lënë Italinë, më saktë Italia e ka lënë Moxhin, duke rënuar perandorinë e tij,  sepse na duket i mbushur me frikë  bashkëpunimi me Luçianon. Kemi provuar të gjitha llojet  e “magjisë së zezë” nga”Moxhi ynë qe drejton, dhe ,prapëseprapë, mbajmë dorën në zemër kur përmendet italiani. Aq sa nuk janë të paktë ata që besojnë se këtë vit Partizani do të bëjë “vezën e artë”, atë që zakonisht e rekomandojnë shefat. Dëgjoni fjalët e “skiles” dhe besoni sipas oreksit që keni: “  Unë e kam këshilluar presidentin që të krijojmë një Juventus të vogël te Partizani, ashtu siç kam bërë në Torino, por duke menduar edhe për eksperiencën që kam pasur te Napoli. Natyrisht që nuk do të jem i fokusuar vetëm te shitjet dhe te blerjet e lojtarëve për skuadrën e parë, por edhe për sektorin e të rinjve”.

Për ata “dema”, që mezi presin trofeun e titullit kampion, dhe dëgjojnë të flitet për të ardhmen dhe jo për të tashmen, për Akademinë dhe jo për pushtimin e Superligës, duket se zëri që po dëgjojnë s’është i Moxhit 24 karatësh. I atij burrit që po të mos fitonte titullin kampion në Itali, kishte kurajë ta vinte kokën në gijotinë duke kënduar. Kohët e lavdisë kanë ikur dhe italiani ka prekur tokën e dyshimit, ku Luçiano shikohet vetëm me syrin “pa xham”.   Edhe pse të gjithë e kemi mësuar përmendsh  se futbolli futbolli ynë falet prej vitesh në një kishë të gabuar, ku mëkati shitet si mall i pastër dhe ndershmëria si një pjatë me helm, tani bëjmë si fëmijë dhe besojmë përrallën e radhës. Edhe kur Moxhi betohet se di ta bëjë mirë punën me moshat, shqipëtarët të mësuar me tituj gjysmë të gatshëm dhe gjysmë të dhuruar lodrojnë me ironi: “ Hej Luçiano, s’të kemi marrë për lojën e fëmijëve, por për lojën e burrave, ku tradhëtia është bërë rregullore. Do që të duam më shumë se De Biazin? Na trego ca marifete nga ato që s’i kemi provuar akoma…”

Sfidanti.al