Ditet e fundit Diego Armando Maradona iu shfaq si një mbështeës i presidentit të Venezuelës, Nicolas maduro, një personalitet që po kundërshtohet nga të gjithë për shkak të regjimit diktarial që ka vendosur në vendin amerikano latin. Madje El Pibe De oro nuk ngurroi ta përcaktojë veten si ‘ushtar’ i Maduros gjë që nuk i pëlqeu aspak një prej emrave më të mëdhenj të futbollit argjentinas, Mario Kempes, kampion bote në vitin 1978 ‘Diego Maradona, si mund të mbështetës vdekjen e 124 të rinjve që ishin në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë në vendin e tyre? JO DIKTATURËS; LIRI VENEZUELËS!-publikoi Merio Kempes i cili më pas në një intervistë për Radio Mitre rrëfeu se i dhemb shumë kur shikon që Maradona mbështet regjimin e Nicolas Maduro.
sfidanti.al