Giampiero Ventura, ende timonier i Italisë, rinovon deri në 2020

Giampiero Ventura do të vazhdojë të punojë me përfaqësuesen italiane. Trajneri i Të Kaltërve rinovoi kontratën e tij me drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit deri në vitin 2020.Vetë presidenti Tavecchio e konfirmoi këtë duke theksuar se e gjithë kjo tregon besimin që ky institucion ka në drejtim të ish teknikut të Torinos, i cili nga ana e tij premtoi se Italia dotë jetë supriza e Botërorit 2018.  Por të kaltrit  fillimisht duhet të përfundojnë fazën kualifikuese të këtij evenimenti dhe ndeshjen e fundit do ta kenë pikërisht ndaj Kombëtares shqiptare në 9 Tetor ku përballë tij do të jetë pikërisht Christian Panucci.

sfidanti.al