Vedat Muriqi afër rikthimit te Fenerbahce

Vedat Muriqi pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, ndërsa mediat turke raportojnë se sulmuesi shqiptar i Kosovës është shumë afër rikthimit te Fenerbahçe. Sipas gazetarit Sezgin Gelmez të HT Spor, është arritur një marrëveshje mes Muriqit dhe palës së lidhur me klubin, ndërsa tashmë mbetet vetëm hapi formal, nënshkrimi i kontratës, pasi të qartësohet situata në klub. Transferimi lidhet edhe me zgjedhjet te Fenerbahçe.

Media turke thekson se tema kryesore në Fenerbahçe aktualisht është merkato, ndërsa dy kandidatët presidencialë, Aziz Jıldırım dhe Hakan Safi, kanë intensifikuar përpjekjet për afrime të mëdha. Sipas HT Spor, Aziz Yıldırım ka arritur marrëveshje me Muriqin dhe, nëse zgjidhet president, pritet ta finalizojë transferimin me nënshkrim. Po ashtu, thuhet se edhe në rast se fiton kandidati tjetër, Hakan Safi, mund të ndiqet i njëjti plan, pasi të dy palët janë të interesuara për sulmuesin e Majorkës.

sfidanti.al