Ajeti në krizë, shumë larg formacionit të Mihajloviç

Aventura e Arlind Ajetit tek Torino nuk është një histori suksesi, madje periudha që nga dita kur është afruar në klubin “Granada” është mirë të mos kujtohet. Mbrojtësi i Kombëtares tonë ka kaluar një dëmtim disa javor dhe prej kohësh është i gatshëm për trajnerin Mihajloviç, por me uniformën e Torinos ka luajtur vetëm një ndeshje edhe atë në Kupë ndaj Pizës.

Ndërkohë flitet për një transferim të mundshëm të mbrojtësit 23 vjeçar për tek Peskara, Empoli, ose Krotone, ku i garantojnë ehe një vend si titular, raporton Toroneës.net, ndërkohë që vetë Ajeti nuk ka dëshirë të ndërrojë ambjent. Në fakt, në Torino ka gjetur shumë konkurrencë për një vend në formacion, megjithë mbështetjen e drejtorit sportiv Petraki. Skënari më i mirë, në favor të futbollistit tonë, është një transferim i mundshëm i Çezare Bovos, duke i hapur kështu një vend titullari Ajetit, i cili ka firmosur për Torinon deri në qershor 2019, me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera.