Abramoviç, a je më në fund i kënaqur nga Çelsi i Sarrit!

Miliarderi rus deklaronte 15 vjet më parë se i bleu aksionet e Çelsit pas ndoqi spektaklin me 7 gola me Mançester Junajtidit dhe Realit të Madridit (4-3) në “Old Traford”, në Champions. Ndoshta, blutë e tij të Londrës nuk arritën kurrë ta jepnin atë shfaqje të denjë për publikun më shijehollë në planet, por gjithsesi Çelsi i Mauricio Sarrit është ai që i afrohet më shumë.

Një tjetër “copë” drame me emocione të forta ishte triumfi 3-2 në derbin e Londrës ndaj Arsenalit, një ekipi që në “Stemford Brixh” nuk ishte aspak për t’u hedhur poshtë. Dominim i vendasve në pjesën e parë me rezultat avantazhin 2-0, ku golat u shënuan nga Pedro dhe Alvaro Morata. Për sulmuesin spanjoll ishte një çlirim i vërtetë, pasi kishte kohë që nuk realizonte.

Gjithsesi, ekipi i Sarrit u tregua i pakujdesshëm në disa momente, dhe u ndëshkua pasi Arsenali barazoi shumë shpejt. Të besuarit e trajnerit Unai Emeri luftuan fort dhe rrjetat patën autorë Henrik Mkitarianin dhe Aleks Iuobin, në vetëm 4 minuta.

Pjesa e dytë ishte një futboll edhe më i bukur, me të dy ekipet që kërkuan golin, por atë e gjeti Çelsi, që mori edhe fitoren. U desh hyrja në fushë e Eden Hazarit, që belgu të krijonte rrjetën e spanjollit tjetër, Marko Alonso, 9 minuta para fundit. Çelsi i Sarrit ka 6 pikë në dy ndeshje, ndërsa Arsenali i Emerit nuk ka asnjë pikë, ndoshta edhe sepse në dy javët e para është ndeshkur me kampionen Mançester Siti dhe me fituesen e Kupës, Çelsin.

Sfidanti.al