Shumë raste pa gol harrohen, sidomos nga tifozët. Kështu i qëlloi Tiranës së Ze Marisë në rikthimin në Superiore, kur pati epërsi ndaj Kamzës në “Selman Stërmasi”, por humbi. Një gol i ish-sulmuesit bardheblu, Sebino Plaku, e bëri edhe më të rëndë atmosferën në stadium, që nuk ishte aspak e mirë as me barazimin.
Ashtu siç pritej, Tirana nuk ishte e sigurt për nivelin që do të kishte, e sapongjitur në Superligë, diçka që thuhej nën zë përpara ndeshjes nga vetë lojtarët. “Shpresojmë të na ecë mirë”, ishin fjalët e tyre. Ze Maria ka premtuar se Tirana e vërtetë do të duket pas pak javësh, por shpresohet që presidenti Halili të dijë të ketë durim. Tifozët, besohet se, do të jenë më simpatikë, dhe jo më kot ishin të shumtë në stadium.
Sfidanti.al