Mediat britanike, ato katalanase dhe franceze, po i bëjnë jehonë një takimi të mamasë së sulmuesit 23-vjeçar me pronarët e klubit të Paris SG në Katar. Sipas tyre, takimi pati përfundime shumë të mira dhe besimi është që mund të bëjë që Kilian Mbapeja të rinovojë kontratën me PSG-në. Në të njëjtën kohë, mediat pranë Realit jo vetëm që e kanë cilësuar të sigurt kalimin e francezit në “Bernabeu”, por kanë dhënë edhe datën e prezantimit. Nëse do të bazohemi tek “Telegrafi” britanik dhe “El Mundo Deportivo” e Barcelonës, ka optimizëm tek PSG-ja për Mbapenë. Gjithsesi, si do të mundet që kampioni i botës të kandisej për të mos u larguar? Së pari, me ardhjen e një trajneri të fortë si Zinedin Zidan ose Antonio Konte për të vënë rregull në ekip, së dyti me largimin e Nejmarit, dhe së treti me dhënien e shiritit të kapitenit për 23-vjeçarin si dhe të një rroge të pakrahasueshme në botë sot për sot.
Sfidanti.al