Zhordi Krufi: Levandovski tek Barça? Ëndrrat janë falas

E qartë që fuqia financiare nuk është ajo që duhej të ishte për një klub të madh. Barcelona e ka të vështirë të bëjë disa miliona bashkë, ndërsa synimi është kualifikimi në Champions për sezonin e ardhshëm. Nga kjo do të varet ndoshta edhe përforcimet pasi lojtarë si Levandovski apo të tjerë kushtojnë jo pak. Pikërisht për yllin e Bajernit u pyet sekretari teknik i klubit, Zhordi Krujf. “Të ëndërrosh është gjithnjë falas, – tha djali i Johanit të madh, – nuk ia vlen të flasim tani për lojtarët. Halandi apo Levandovski janë futbollistë të mëdhenj, por thjesht mërzisim klubet që i kanë. Ne përjashtojmë dhe as nuk pohojnë asgjë”.

Sfidanti.al