Është e qartë që futbollistët profesionistë luajnë gjithmonë me dy “porta”, pra duan që të mbajnë në dispozicion disa alternativa. Për momentin, Harri Kejni është i përqëndruar tek Totenhemi dhe beson se me trajnerin Antonio Konte mund të bëhen gjëra të mëdha. Gjithsesi, kapiteni i Anglisë nuk është naiv dhe e di se mund të mos fitohen trofe, ndaj edhe do të duhet të mendojë edhe mundësinë e largimit për në një skuadër fituese. Kjo skuadër mund të jetë Bajerni, dhe mediat britanike shkruajnë se bavarezët e kanë në plan të përpiqen verën e ardhshme për Kejnin. Sipas “Deili Meilit”, në Mynih thonë se kanë marrë sinjale “pozitive” nga “kampi” i sulmuesit 28-vjeçar.
Sfidanti.al