Galtie po përpiqet të zgjidhë “fjalëkryqin” e vështirë tek Paris SG

Tek Lila dhe Nisa ishte shumë më e lehtë, edhe pse ishte shumë e vështirë për të fituar. Kristof Galtie ka një detyrë tjetër tek Paris SG, pasi duhet të rregullojë kaq shumë yje në një formacion me 11 lojtarë dhe të përpiqet për të marrë maksimumin. Përtej rregullave të tij të forta dhe stërvitjes gjithashtu të ashpër, trajneri francez do të duhet të gjejë formulën më të mirë për të luajtur ndeshjet. Sipas mediave, Galtie ka vendosur të ketë në formacion treshen e madhe, Mesi-Nejmar-Mbape, dhe për këtë ka vendosur të luajë me mbrojtjen me 3, për të forcuar mesfushën me 4 futbollistë. Në sulm do të jetë dyshja Mbape-Nejmar, dhe pas tyre Mesi. Sipas kësaj skeme kanë shumë rëndësi lojtarët e krahut që duhet të mbulojnë edhe mbrojtjen, edhe sulmin.

Formacioni tip (3-4-1-2): Donaruma – Ramos Markinjos Kimpembe – Hakimi Vitinja Geje (Verrati) Nunjo Mendes – Mesi – Nejmar Mbape.

Sfidanti.al