A do t’i pëlqejë Nagelsmanit që Bajerni po ia plotëson dëshirën Nojerit!

Normalisht përgjigjja duhej të jetë “Po”. Cili është ai trajner që nuk dëshiron që ta mbajë kapitenin në ekip, por ndoshta Julian Nagelsmanit nuk do t’i bëhej shumë qejfi që portieri Manuel Nojer vendos veton në zgjedhjen e një personi në ekip që cilësohet si pjesë e stafit. Normalisht, është trajneri që zgjedh stafin, por Manuel Nojeri ka kërkuar që trajneri i portierëve, Toni Tapaloviç, të mos largohet. Ky është një kusht i tij për të rinovuar tek Bajerni. Kroati Tapaloviç, që thirret në konfidencë “Tapa”, është në Mynih që kur erdhi edhe Nojeri në 2011, dhe është njeriu i besuar i kapitenit. Drejtuesit e Bajernit do të përpiqen ta bindin Nagelsmanin që është më mirë që Nojerit t’i plotësohet dëshira.

Sfidanti.al