A do të mjaftojnë dy javë pushim që Halandi të shërohet?!

Ishte pjesa e dytë e ndeshjes në Hofenhajm, kur Dortmundi u shqetësua shumë. Erling Halandi ndjeu dhimbje në zonën e rrëzës së këmbës së djathtë, aty ku bashkohen muskuli i kofshës dhe muskuli i barkut. Në minutën e 63-të, trajneri Roze e zëvendësoi me Vicelin, ndërsa pritet që të bëhet vizita mjekësore. Për fatin e Borusias, ekipi do të ketë një ndërprerje prej 2 javësh të ndeshjeve deri në 6 shkurt, dhe Roze thotë se “ky pushim nuk vjen aspak në kohë të papërshtatshme për ne, sepse kemi disa lojtarë për të trajtuar”. Gjithsesi, nuk dihet se çfarë dëmtimi ka Halandi dhe nëse 2 javë do të mjaftojnë që ai të kthehet në fushë.

Sfidanti.al