Një vlerësim tipik gjerman, që nuk merr parasysh thjesht elementin teknik, i cili mund të mos jetë i jashtëzakonshëm. Një lojtar i fortë dhe i domosdoshëm për ekipin do të ishte një Efenberg, një Augentaler, një Brehme, edhe nëse nuk do ta kishin talentin e një Mateusi, Basleri apo Bekenbaueri. Vetë Lotar Mateus paralajmëron Bajernin që të mos lejojë në asnjë mënyrë largimin e qendërmbrojtësit Niklas Zyle. Futbollisti i Gjermanisë cilësohet një “shkëmb” i vërtetë, që jep garanci e siguri për bavarezët, por ai ende nuk është bindur të rinovojë kontratën. “Zyle e ka rifituar besimin dhe qendrueshmërinë, – thotë ish-kapiteni i Bajernit, – ai është shumë i rëndësishëm për Gjermaninë, aq më tepër tani që Boatengu dhe Humelsi nuk janë më aty. Ai ka qenë i fortë edhe djathtas kur nuk ka luajtur aty Pavar. Ikja e Alabës ishte e hidhur, por edhe Zyle do të ishte një humbje e hidhur, pas Alabës dhe Boatengut”.
Sfidanti.al