Mançester Junajtid nuk arriti dot të mbërrinte në orar për ndeshjen ndaj Kristal Palasit, në Premier Ligë. Skuadra e madhe e drejtuar nga Murinjo, u detyrua të priste e pashpresë në rrugë, për shkak të trafikut kaotik të kryeqytetit Londër, dhe më në fund arriti në stadiumin “Selhërst Park” vetëm një orë përpara fillimit të takimit. Koha normale është një orë e gjysmë para vërshëllimës së gjyqtarit për fillimin e përballjes. Siç raportojnë mediat britanike, kjo ishte hera e tretë në 8 muaj, që Mançester Junajtid mbërrin vonë në stadium për një ndeshje në Londër. Ja pra, që trafiku nuk është problem i madh vetëm në Tiranën e ndërtuar rrëmujë nga koha e tranzicionit, por edhe në një nga kryeqytetet më të lavdishëm të botës, metropoli i vendit të parë modern të botës.