Nuk ka qenë ndonjëherë i turpshëm për t’u treguar ndryshe dhe për t’u mburrur. Kristiano Ronaldo e tregoi edhe një herë këtë anë të karakterit kur vendosi se ku do ta mbante Topin e katërt të Artë në karrierë. Portugezi e vuri trofeun e shkëlqyer në Muzeumin e tij personal në ishullin e Madeirës në vendin e tij. Pasi çmimi i “Frans Futbollit” u vendos në një piedestal, CR7 bëri një foto dhe e postoi atë në Instagram për ta ndarë me tifozët dhe të gjithë ata që duan ta shikojnë. Ronaldo ndodhet në Japoni për të luajtur gjysmëfinalen dhe pastaj, finalen e mundshme të Kupës së Botës për klubet, një tjetër trofe në karrierën e tij të pasur, veçse këtë herë, kolektiv. Trajneri i Realit, Zidan, fitues i Topit të Artë në 1998, u shpreh se “ajo që ka bërë Kristiano është vërtet e veçantë pasi nuk mund të fitohen lehtë 4 Topa të Artë, madje mendoj se ai ka ende kohë për të fituar të tjerë”.