Sportisti olimpik dhe gazetarja dashurohen duke i rënë nga … Kina!

Kështu thuhet në Shqipëri, dhe e vërteta është që Hanes Ocik dhe Nele Shenker janë dy të dashuruar që kanë një distancë tepër të madhe mes tyre. Ishte e lehtë të bije në dashuri, dhe kjo ndodhi pas një interviste që moderatorja e Skajit, Nele, i bëri vozitësit olimpik të kombëtares gjermane, Hanesit. U deshën disa javë që vajza të pranonte takimin dhe ata të pinin një kafe së bashku, por siç thotë Hanesi, “gjithçka ishte e qartë që në fillim, që ne përshtateshim”.

Kjo ishte pjesa e lehtë, ndërsa pjesa e vështirë është jeta e përditshme prej të dashuruarish, sepse Hanesi në profesion punon si shef policie në Meklenburg, në Pomeraninë Perëndimore, që do të thotë në Gjermaninë verilindore pranë kufirit me Poloninë. Nele punon si drejtuese emisioni (moderatore) e Skajit në Mynih, në krahun jugor. Djaloshi e merr sportivisht duke thënë se “është shumë bukur të shoh të dashurën time duke drejtuar në ekran, dhe në fund të fundit ne mund të shohim futboll së bashku pa u zënë”. Gjithsesi, kjo na kujton këngën e famshme ruse, “Zemljankën” (llogoret), ku i dashuri ushtar në front përpara Moskës në 1941, i thotë të dashurës “të vij tek ty nuk e kam aspak të lehtë, por drejt vdekjes më ndajnë vetëm katër hapa”.

Sfidanti.al