Barcelona, kalvari për Ansu Fatiun po përfundon pas 8 muajsh

Talenti i vlerësuar shumë lart thuajse e humbi karrierën për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe të një rikuperimi jo edhe aq fatlum. Ansu Fati mungoi për 8 muaj në fushat e lojës, dhe kjo ndikoi jo pak në dështimet e Barcelonës, por duket se kalvari mori fund. Sulmuesi 17-vjeçar po kalon fazën e fundit të riaftësimit dhe në Katalonjë informojnë se ai do të kthehet në ekip në shtator. Fati ka bërë një pjesë të seancës stërvitore bashkë me shokët e tjerë të skuadrës, me gjasë do të jetë në grup në javën e 4-ët të La Ligës, në “Sançez Pizhuan” të Seviljes.

Sfidanti.al