Sporti në Zelandën e Re është në polemika për “të bardhën” dhe “të zezën”!

Jetojmë kohë ndryshimesh dhe kërkesash për më shumë liri, mundësi dhe barazi, por jo rrallë kaq keqkuptime, ndjeshmëri të tepërt dhe skajshmëri. Në Zelandën e Re po qarkullon ideja që ekipi kombëtar i futbollit të mos quhet më “Oll Uajts” (All Whites), pra “krejtësisht i bardhë” sepse konotacioni duket racist. Në të vërtetë, ky emër ka lidhje me ngjyrën e uniformës që është 100 për qind e bardhë, por ja që ka sulme për këtë emërtim, si dhe ka ndjenjë faji në anën tjetër. Gjithsesi, një gazetar bën shaka duke kujtuar se ekipi i famshëm kombëtar i regbisë i Zelandës së Re, më i miri në botë, quhet “Oll Bleks” (All Blacks), pra “krejtësisht i zi”, edhe në këtë rast për shkak të ngjyrës së uniformës. Mos duhet ndryshuar edhe kjo nofkë?!

Sfidanti.al