Serhio Ramos martohet; rregullat e martesës ku nuk lejohet të vijnë minorenët

Në 15 qershor, Serhio Ramos do të martohet me Pilar Rubion, nënën e fëmijëve të tij me të cilën është lidhur që nga viti 2013 në një ceremoni që do të zhvillohet në Katedralen e Sevijas. Do të jenë rreth 400 të ftuar që do të duhet të zbatojnë një sërë rregullash të vendosura nga cifti. Në radhë të parë askush nga të ftuarit nuk duhet të marrë me vete fëmijë nën 18 vjec, përjashtim bëjnë vetëm fëmijët e protagonistëve.

Po kështu, rregull është vënë edhe për veshjet e meshkujve dhe ngjyra që femrat nuk duhet të përdorin për fustanet e tyre. Një tjetër rregull është ndalimi i përdorimit të telefonëve gjatë pritjes së martesës. Në fakt të gjithë të ftuarit do të lënë në hyrje ose në garderobë të gjithë telefonët celularë për të ruajtur privatësinë duke krijuar vetëm një dhomë ad hoc për ndonjë telefonatë të mundshme emergjente

Do të jenë pikërisht fëmijët e ciftit ata që do të dorëzojnë unazat e martesës në këtë ceremoni super private. përsa u përket veshjeve; meshkujt nuk do të lejohen të veshin kostume pas trupit, ndërsa femrat nuk duhet të kenë fustane të bardhë, të zinj, të gjelbër, portokalli, rozë ose të kuq.

Përsa u përket dhuratave, të ftuarve iu është kërkuar që të evitojnë bërjen e tyre dhe në vend të kësaj të bëjnë bamirësi për llogari të UNICEF që ka si imazh të tij pikërisht Serhio Ramos. Përsa i përket pritjes pas përfundimit të ceremonisë martesore, do të jetë banda e famshme AC/DC që do të interpretojë me ciftin që ka pranuar të paguajë rreth 1 milionë Euro për ta sjellë këtë bandë në ditën më të rëndësishme.

sfidanti.al