Dashuria për një skuadër futbolli mund të shkojë përtej jetës në tokë, mund të jetë e përjetshme. është ky rasti i dashurisë mes Visente Navarro Aparisio dhe klubit të Valencias. Tifozi spanjoll i dedikoi të gjithë jetën skuadrës valenciane duke rinovuar abonimin e tij në tribunën qendrore në stolin 15, radha 164 pavarësisht sëmundjes së tij që e bëri të verbër që nga vitet 50.
Visente ka qenë gjithnjë prezent në stadium për të ndjekur ndeshjen, për hir të dashurisë për skuadrën dhe për emocionet që i dhuronte gjithnjë Mestaja. Klubi valencian me rastin e 100 vjetorit të tij, vendosi të përkujtojë këtë personazh dhe ta nderojë për besnikërinë e tij të përjetshme duke i ndërtuar një statujë të vendosur pikërisht në vendin e tij në impiantin fantastik të Mestajas.
sfidanti.al