Pasi festoi fitoren e parë sezonale ndaj Parmës në Serinë A me Juventusin, Kristiano Ronaldo vendosi të relaksohej duke iu dedikuar golfit përpara se të kthehet në stërvitje me skuadrën për të përgatitur supersfidën me Napolin. Ylli portugez i shoqëruar nga e fejuara e tij Xhorxhina dhe 4 fëmijët e kaluan të dielën duke luajtur golf në Royal Park i Riveri të Torinos që është një fushë që i përket familjes Anjeli. vetë Xhorxhina nuk ngurroi të postojë në rrjetet sociale foton familjare që vërteton se e gjithë familja është e lumtur.
Në këtë foto të bien në sy format e Xhorxhinës që kanë bërë të shtohen zërat për shtatzëninë e saj. Shumë kohë më parë Ronaldo deklaroi se donte të kishte 7 fëmijë kështu që nuk do të jetë një surprizë nëse modelja spanjolle është vërtet në pritje të një fëmije. Dhe në fakt ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë nuk ka bërë asnjë përgënjeshtrim për lajmet që flasin për gjendjen e saj.
sfidanti.al