Barcelona, përralla Ansu Fati, debutim në moshën 16 vjecare, më mirë se Messi

Quhet Ansu Fati dhe është baby fenomeni i ri i futbollit botëror. Në moshën 16 vjecare, 10 muaj e 1 ditë ai bëri debutimin me skuadrën e parë të Barcelonës teksa u aktivizua në ndeshjen me Real Betis në vend të Carles Perez. Vetëm 15 minuta iu deshgën që Ansu Fati të hyjë në historinë e klubit katalanas teksa u bë futbollisti i dytë më i ri që e bën një debutim të tillë pas Visente Martinez Alama duke lënë pas Lionel Messin dhe Bojan Kërkic.

I lindur në Guinea Bissau, Ansu u bë pjesë e La Masias në vitin 2012 duke treguar menjëherë talentin e tij, madje i kaloi shumë shpejt etapat duke bërë debutimin në ekipin e parë pa mbushur ende 17 vjec për të marrë më pas edhe bekimin e vetë Messit në fundin e ndeshjes

Me Real Betis, sulmuesi adoleshent nuk u kap nga emocionet dhe në 15 minutat e aktivizimit të tij bëri driblime dhe nisje të shpejta, madje iu afrua edhe golit, të dhëna këto që e bëjnë atë që të jetë një garanci për të ardhmen. Por Ansu përjetoi edhe momentet më të vështira pasi pa që në 2015 për pak sa nuk u ndërpre karriera e tij për shkak të një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për 1 vit, ndërkohë që FIFA e pezulloi gjatë hetimeve të kryera ndaj barcelonës për parregullsi në nënshkrimin e kontratave me minorenë.

Por asnjë prej këtyre momenteve nuk e fshiu talentin e adoleshentit i cili falë aftësive teknike kaloi me hapa gjigandë nga skuadra Alevin A e Mark Serras te Barcelona A e Ernesto Valverdes, ndërkohë që në korrik firmosi kontratën e tij të parë si profesionist falë 4 golave dhe 3 assisteve të regjistruara në Youth League të edicionit të kaluar. Me fjalë të tjera te Barcelona ka lindur një yll i ri

sfidanti.al