Pas Nejmarit, “bllokohet” edhe Sançez, Junajtidit i dëmtohet Marsial

Qenka epidemi dëmtimesh dhe nuk paska të mbaruar. Pas alarmeve në Spanjë e Francë, ja një “viktimë” tjetër e nivelit të lartë, kjo në Angli. Sulmuesi i formacionit i Mançester Junajtidit, Antoni Marsial, ka pësuar dëmtim dhe pritet të mungojë disa kohë. Kjo do të thotë se largimi i pritshëm i Aleksis Sançezit mund të pezullohet, dhe sulmuesi të mbahet “peng” në “Old Traford”. Pas ikjes së Lukakut, trajneri Solskjer nuk mund të lejojë të mbetet pa alternativa ofensive.

Për më tepër, fillimi i Premier Ligës nga “djajtë e kuq” ka qenë i keq, me tronditjen e madhe që shkaktoi sidomos humbja në shtëpi ndaj Kristël Palasit. Pol Pogba është po ashtu i dyshuar për t’u larguar, ndaj Solskjeri po kalon ditë shumë të vështira. Aleksis Sançez ka rrogë tepër të lartë, dhe nuk ishte në planet e trajnerit, e me gjasë do të shkonte tek Interi, por tashmë situata ka ndryshuar plotësisht.

Sfidanti.al