Ronaldo apo Mesi? Në Instagram fiton portugezi, të ardhura rekord

Kush është lojtari më i fortë, Mesi apo Ronaldo? Është kjo një pyetje së cilës cdo ditë i kërkohet përgjigjja. Nëse në aspektin sportiv debati është i hapur, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rrjetet sociale ku Kristiano Ronaldo është dominues absolut.

Sipas një studimi të revistës prestigjioze amerikane ‘Forbes’, Kristiano Ronaldo është sportisti që fiton më shumë të ardhura në Instagram. Portugezi ka 141 milionë ndjekës në këtë platformë sociale dhe siguron 641 mijë Euro për cdo postim, ndërsa argjentinasi fiton ‘vetëm’ 427 mijë Euro për postim.

Shifrat e publikuara në studimin e kësaj reviste kanë dalë si rezultat i ndërveprimit të përdëruesve të këtij rrjeti social nëpërmjet pëlqimeve apo komenteve në postime të ndryshme të yjeve të futbollit botëror. profili i Ronaldos është një prej më të ndjekurve në rang sportistësh i ndjekur, por ai dhe Mesi nuk janë të vetmit që përfitojnë nga postimet e tyre në Instagram.

Kështu Nejmar përfiton 513 mijë euro, David beckham 257 mijë euro, Bejl 158 mijë, Ibrahimovic 150 mijë dhe Luis Suarez 128 mijë Euro për postim. Përsa i përsa i përket renditjes së përgjithshme, Ronaldo dhe gjithë të tjerët, janë vite larg nga Kajli Xhener që kryeson me 850 mijë Euro të fituara për post e ndjekur nga këngëtarja Selena Gomez me 684 mijë Euro duke e lënë në vendin e tretë yllin portugez.

sfidanti.al