Kristiano Ronaldo ka mësuar këtë të enjte fatin e tij për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Valencias ku 33 vjecari u përfshi në një incident me një prej lojtarëve të skuadrës spanjolle të cilin ai u dyshua se e kapi nga flokët. Komisioni i Disiplinës në UEFA e dënoi vetëm me një ndeshje pezullim që do të thotë se Ronaldo do të mungojë vetëm në ndeshjen me Jang Bojs dhe se do të jetë në të dy përballjet ndaj ish skuadrës së tij, Mancester Junajtid.
Ditët e fundit është folur shumë për episodin e ndodhur në sfidën e Mestallas dhe për Ronaldon u ngrit hipoteza se mund të dënohej deri në 3 ndeshje pezullim, pasi veprimi i tij mund të interpretohej si gjest i dhunshëm. por mesa duket nuk ndodhi kështu dhe kristiano Ronaldo ia hodhi me vetëm një ndeshje pezullim për sjellje antisportive.
sfidanti.al