Edhe Liga e Kampioneve do të ketë sistemin VAR. UEFA në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të saj vendosi që të lejojë aplikimin e moviolës në fushë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Klubet e kërkuan zbatimin e sistemit VAR që në sezonin aktual, por presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin i rezistoi kësaj kërkese.
Aplikimi i Video Assistant Referee do të nisë të zbatohet në 14 gusht të vitit 2019 në Superkupën e Evropës që do të luhet në Stamboll, por ideja është që ky sistem më vonë të aplikohet edhe në Euro 2020, në Europa League në sezonin 2020/2021 duke nisur që nga faza e grupeve dhe në fazën finale të Nations League në 2021
‘Besojmë se me vendimin për aplikimin e sistemit VAR në 2019, do të fitojmë kohë të mjaftueshme për të krijuar një sistem të fortë dhe për të trajnuar arbitrat për të siguruar një efektivitet dhe sukses në zbatimin e sistemit VAR në Ligën e Kampioneve-deklaroi presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin
sfidanti.al