Zidane i jep “ilaçin” Mbapes: Karrierën duhet ta vazhdosh te Reali

Media spanjolle vë në dukje se trajneri i mëparshëm i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, i ka rekomanduar sulmuesit të ri të PSZH-së, Kilian Mbape, se ai do të bënte mirë që të shkonte në “Santiago Bernabe”.
Sikurse bëhet e ditur, Zidane bisedoi me Mbapen gjatë ceremonisë së fundit të ndarjes së çmimeve nga FIFA për futbollistët më të mirë të vitit që u zhvillua në fillim të kësaj jave në Londër.
“Kilian, ti duhet të luash me Realin e Madridit”, ishin fjalët që ish-trajneri i klubit “mbrtetëror” i tha sulmuesit të ri të talentuar francez.
Megjithatë, vështirë që të besohet se PSZH-ja do ta shesë një futbollist, të cilin klubi francez e bleu vetëm para një viti, duke paguar për të shumën e madhe prej 180 milionë eurosh.
Sfidanti.al