Do të jetë Gjermania vendi organizator i kampionatit Evropian të futbollit. Komitetit Ekzekutiv i UEFA në mbledhjen e radhës së tij vendosi që t’ia japë këtij vendi të drejtën për të pritur ngjarjen më të rëndësishme të futbollit kontinental. UEFA preferoi të zgjedhë eksperiencën gjermane përballë kandidaturës së Turqisë që ishte një risi.
Kjo do të jetë hera e katërt që Gjermania organizon një eveniment madhor. më parë në këtë vend është zhvuilluar Evropiani i 1988, botërorët 1974 e 2006 si dhe Botërori i futbollit të femrave të vitit 2011
Evropiani i vitit 2024 do të pasojë atë të vitit 2020 që është i vecantë pasi do të organizohet në 12 qytete të ndryshme Evropiane, një format ky që është zgjedhur për të festuar 60 vjetorin e kompeticionit. Qeveria e futbollit evropian vlerësoi gjendjen mjaft të mirë të 10 stadiumeve të propozuar nga Gjermania për këtë eveniment që për më tepër janë operativë. Po kështu është vlerësuar në maksimum edhe gjendja e mirë e 3 zonave të tifozëve që janë rreth cdo impianti si dhe lehtësia për të lëvizur me këmbë apo me transport publik.
sfidanti.al