La fushat e gjelbra të futbollit për altarin e Kishës, kjo është ajo që i ka ndodhur Philip Mulryne, ish mesfushorit irlandezoveriotr i formuar në akademinë e Manchester United me të cilin ka luajtur vetëm një ndeshje në Premier League në vitin 1997. Mulryne ka luajtur edhe 27 ndeshje me përfaqësuesen e Irlandës së Veriut me të cilën ka shënuar 3 gola. I dha lamtumirën futbollit në vitin 2008 për t’u larguar përfundimisht nga bota e këtij sporti dhe për të ndërmarrë një tjetë karrierë; atë të priftit. Vendimtar në këtë pikë u bë takimi mes tij dhe arkipeshkvit të Kishës së Down e Connor kur ai bëri edhe zgjedhjen e tij për t’iu dedikuar aktiviteteve të bamirësisë së kishës. Për 4 vite ai kreu studime në filozofi dhe teologji dhe në 29 tetor të vitit 2016 ai u ërfshi zyrtarisht në hierarkinë e kishës së Dublinit.
sfidanti.al