Duket se inati i tyre qenka “prej derri”. Donald Tramp u mor vesh që gjatë fushatës presidenciale se nuk do t’i kishte mirë punët me NBA-në, por duket se veprimi i klubeve të basketbollit do të shkojë përtej deklaratave “anti”. Mediat amerikane bëjnë me dijë se deri tani, të paktën, 4 klube kanë vendosur të mos prenotojnë asnjëherë hotelet që janë në pronësi të presidentit të zgjedhur të SHBA-së.
Miluoki Baks, Memfis Grizlis dhe Dallas Maveriks janë tre prej skuadrave, ndërsa është edhe një ekip i Konferencës Lindore. Shtatë klube të tjerë ende mbeten me kontratë me hotelet e Trampit, por ekziston mundësia që të ndryshojnë vendqendrim edicionin e ardhshëm. Shumica e yjeve të njohur të NBA-së janë shprehur kundër zgjedhjes së Trampit si president, mes të cilëve edhe Lebron Xhejms.