Barcelona vishet me ar, një fanellë që shkëlqen edhe arkën!

Barcelona është mbuluar me ar nga sponsori. Klubi katalan ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me një ndërrmareje tregtare japoneze Rakuten. Flitet për një binzes me miliona, dhe kjo nuk është ndonjë e papritur, sapo ke përmendur emrin e Barcelonës.  Duke filluar qysh nga korriku 2017-të, në arkën e klubit katalan do të derdhën 55 milionë euro në katër sezone, derisa të plotësohet shuma prej 220 milionë euro.  Një shifër e rritur ndjeshëm në krahasim me një sezon më parë, gati dyfishi.Kështu, Rakuten do të zërë vendin e Qatar Aierways me të cilën kontrata mbyllet më 30 qershor 2017-të.

Rakuten është një ndërrmarje japoneze e specializuar në tregtinë online.  Barcelona kur të shfaqet me fanelën e re në fushë,  do të jetë e mbuluar me ar, nëse e krahasojmë se me Qatar përfituan vetëm 96 milionë në tre sezone. Por nuk ndalet kur flitet për para: nëse fitojnë Ligën, atëhere do të inkasojë edhe 1,5 milionë euro dhe nëse triumfon në Champions edhe 5 milionë euro.