Sulmuesi problematik, Mario Balotelli ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante nga merkato në të kaluarën. Futbollisti që po shkëlqen te Nice është shprehur për mikrofonat e “Premium Sport” se ishte shumë pranë kalimit të bardhezinjtë.
“Para se të transferohesha te Milani isha në tratativa edhe me Juventusin, por për shkak të disa problemeve të vogla kjo lëvizje nuk u finalizua. Mihajlovic kishte të drejtë kur thonte se sezonin e fundit kam vuajtur shumë për shkak se nuk isha mirë fizikisht”, u shpreh Balotelli.