Garbine Muguruza po kërkon të harrojë sa më shpejt turneun Roland Garros ku përvecse eliminimit në 1/8 e finaleve, ajo u përball me trajtimin jo të mirë të bërë nga publiku francez duke bërë që ajo të shpërthejë në lotë në konferencën për shtyp. Tenistja spanjolle që do të humbasë pozicione në renditjen WTA, vendosi që të shkojë në Formentera për t’u qetësuar dhe për t’u shkëputur për pak kohë nga evenimentet sportive duke shijuar në maksimum plazhet e mrekullueshme. Kjo periudhë pushimesh do t’i shërbejë Muguruzës të mbledhë forcat për sezonin e turneve në fushat me bar.
sfidanti.al