Messi dhe Suarez në Formentera; bashkë edhe nën rrezet e diellit

Lionel Messi dhe Luis Suarez janë shumë miq si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj dhe kjo është parë në shumë raste. Më i fundit ka të bëjë me pushimet verore me futbollistët e Barcelonës dhe familjet e tyre që ndodhen në

Formentera për të vijuar argëtimin e tyre përpara se të bashkohen me skuadrën për të rinisur punën për sezonin e ri.
Sulmuesi uruguajan vetëm këtë të martë postoi në rrjetet sociale imazhin e një ishulli të vogël balear ku të dyja familjet po ia kalojnë më së mirë dhe duke naviguar në det të hapur

Dy sulmuesit e Barcelonës gjenden prej ditësh në Ishujt Baleare pas pushimeve të vecuara . Suarez javën e kaluar u pa në qendrën stërvitore të Barcelonës për të punuar për gjendjen fizike të tij dhe për të forcuar gjurin e djathtë që e operoi përpara fillimit të Copa America

Kampionati spanjoll do të nisë në 16 gusht dhe Barcelona do të nisë mbrojtjen e titullit me sfidën ndaj Atletik Bilbaos në San Mames

sfidanti.al