Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Zherar Pike, para disa muajsh u bë pronar i klubit Andora që, siç duket edhe nga emri, i përket shtetit më të njëjtin emër nëGadishullin e Pirenejve. Ky klub është themeluar më 1942 dhe konkurron në ligat e ulta spanjolle, ndërkohë që ka vite që merr pjesë në Ligën e 4-të dhe tani, falë Pikes, do të luajë në Ligën e 3-të.
Gazeta “Mundo Deportivo” shkruan se Pike pagoi 452 022 euro që t’i sigurojë ekipit të vet një vend në Ligën e 3-të spanjolle. Për këtë vend, në fakt, konkurronin gjithashtu Zamora dhe Inter Siti që ofruan të njëjtën shumë parash, por në fund u vendos që një rang më lart të promovohet Andora.
Pike ka investuar mjaft para në këtë klub të vogël dhe synimi i tij është që Andora mbas pak vitesh të konkurrojë në Ligën e 2-të spanjolle. Po ashtu, ka nisur edhe ndërtimi i një stadiumi të ritë klubit të Andorës me kapacitet prej 15 000 vendesh.
Sfidanti.al