“Bie” mbas 16 vitesh rekordi në 400 m me pengesa për femra

Atletja amerikane, Dalila Muhamed, theu rekordin botëror të garës së 400 metrave me pengesa për femra në kampionatin kombëtar të SHBA-së, të zhvilluar nga Ajova. Ajo e përshkoi distancën në fjalë brenda kohës rekord 52.20 sekonda.

Rekordi i mëparshëm botëror (52.34) i përkiste atletes ruse, Julia Peçonkina, që e kishte vendosur atë në vitin e largët 2003.

“Jam e befasuar, sepse përpiqesha ta bëja këtë në stërvitje dhe nuk arritja dot, ndërkohë që trajneri më thoshte se unë nuk kam shanse që ta thyejë rekordin botëror. Sidoqoftë, ky rekord do të ulet nën 52 sekonda, në mos jo nga unë, nga dikush tjetër”, deklaroi atletja amerikane, Dalila Muhamed.

Sfidanti.al